ANKETA EXPRESS: Si e vlerësoni vizitën e Kryeministrit Kurti në SHBA? - Gazeta Express
string(67) "anketa-express-si-e-vleresoni-viziten-e-kryeministrit-kurti-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 12:37

ANKETA EXPRESS: Si e vlerësoni vizitën e Kryeministrit Kurti në SHBA?

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 12:37

Hich – tech vizita e Kurtit në SHBA që u kritikua për mungesë të pritjeve të nivelit të lartë. Rreth vizitës së Kryeministrit mund ta jepni mendimin tuaj në këtë anketë duke votuar dy opsionet “e suksesshme” dhe “e pasuksesshme”.

Secila lëvizje e Kryeministrit Albin Kurti që nga data 6 maj, kur është njoftuar se ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vëzhguar me kujdes nga Prishtina dhe shqiptarët gjithandej që iu intereson politika. Kur në fillim të vizitës Kryeministri Kurti shkoi në Luginën e Silikonit ku janë të vendosura kompanitë e Teknologjisë u tha se po e bën punën e një ministri, e kur u kthye në Uashington për pjesën politike të agjendës u kriitkua që nuk hyri në shtëpinë e Bardhë e që nuk takoi zyrtarë të nivelit të lartë

Lexo Edhe:

Kryeministri Albin Kurti e tha me gojën e vet se po e kryen vizitën më të gjatë që një udhëheqës kosovar e ka bërë ndonjëherë përtej Atlantikut. Pavarësisht se kishte një agjendë të ngjeshur edhe përditë kishte diçka për të njoftuar, vizita e Kurtit atje nuk u vlerësua aq, sidomos nga opozita, e cila e cilësoi të zbehtë.

Pas një takimi me përfaqësues të MCC që rezultoi me marrëveshjen 236 milionë dollarëshe për çështje të energjisë, e cila pritet të zbatohet në pesë vjetët e ardhshme  në bregun perëndimor ku shkoi ndër të tjera edhe në “Microsoft” të cilën e ka themeluar Bill Gates. Derisa shumëkujt takimet te këto kompani  iu dukën të çuditshme deputeti i VV’së Armend Muja tha se udhëtimi te kompanitë në Kaliforni ka qenë ëndërr e Kurtit

“Z.Kurti e ka pasur si ëndërr me shku edhe me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital marrë parasysh që Kosova e ka një gjeneratë të re e sidomos të rinjtë e të rejat që fokusohen në fushën e IT dhe transformimit digjital por në të njëjtën kohë edhe investimet e huaja direkte Kosova kryesisht i pranon kohëve të fundit në këtë sferë”, ka thënë Muja në emisionin DPT te Fidani në T7.

Po atë natë, kur u ngjallen shpresat se Kosova mund të bëhet shpejt pjesë e Këshillit të Europës, Muja ia ndau meritat Kurtit

“Rezultatet reale të qëndrimit të z.Kurti si figurë politike i sheh të matura në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Pse nuk u bë më herët”, pyeti Muja. Por, sic u pa në mbledhjen e ministrave në Torino aplikacioni i Kosovës nuk u fut në agjendë.

Në vizitën e tij të gjatë në shtetin më aleat të Kosovës, Kurti udhëtoi edhe deri në Teksas, në Dallas, ku u prit nga shqiptarët. Po ashtu u kthye edhe në shtetin motër të Kosovës, Iowa, ku mori pjesë në përurimin e shërbimeve konsullore. Nga ky udhëtim i Kurtit ranë në sy një palë gërshërë gjigante me të cilat u pre shiriti.

Kurti pastaj shkoi në Illinois, Michigan, në Washington D.C.,  Massachusetts e Neë York për tu nisur nga aty drejt Zvicrës.

Në kryeqytetin e SHBA’vë ku ndodhen institucionet kyçe, Kurti arriti të takojë këshilltarin principal të Joe Biden, Joe Sullivan, i cili megjithatë nuk e priti në zyrë.

Kurti në takime me kongresmenë e senatorë doli më mirë. Duke takuar një numër të madh të tyre.

Një shqiptaro – amerikan, Uk Lushi, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vëzhgon zhvillimet në Kosovës dhe raportet e saj me Amerikën kështu i komentoi takimet e Kurtit.

“Në përgjithësi të gjitha takimet e KM Kurti me Kongresistë dhe Senatorë të Amerikës janë rezultat i lidhjeve, aktiviteteve dhe kontributeve financiare të shqiptarëve të Amerikës. Shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë kanalet shtetërore në bashkëpunimin me shtetin e SHBA-së, sidomos mes dy ekzekutivëve respektivisht qeverive. Legjislativi dhe judikativi kanë rëndësi por në Amerikë nuk ka zhvillues politikash dhe vendimmarrës më të fuqishëm se sa ekzekutivi gjegjësisht Shtëpia e Bardhë” shkroi ai.

Lushi e veçoi takimin me Sullivan.

Përpos takimit me Jake Sullivan s’ka takime tjera” shtoi Lushi.

Pastaj ai adresoi një kritikë për Kurtin.

“Kreu i qeverisë së Kosovës nuk duhet të sillet si kryesues i shoqërisë civile apo OJQ-ve. Kryeministri nuk lobon por paraqet plane dhe vizione te niveli ekuvalent i shtetit tjetër.

Diaspora mund të mbështesë por nuk mund dhe as duhet të tentojë zëvendësimin e qeverive të shteteve tona në Ballkan” theksoi ai.

Pas 17-18 ditëve, varësisht se në cilën datë ka udhëtuar 5 ose 6 maj (njoftimi për udhëtimin u është dërguar mediave më 6 maj), Kurti u nisë drejt Zvicrës ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Zhvillimet politike që do të pasojnë do të bëjnë që vizita maratonë të harrohet, por Kurtit me siguri se do t’i përmenden rezultatet ose mungesa e tyre, gjatë përballjeve politike.

Votoni më poshtë