Anglia ndalet me barazim nga Ukraina - Gazeta Express
string(36) "anglia-ndalet-me-barazim-nga-ukraina"

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 19:59

Anglia ndalet me barazim nga Ukraina

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 19:59

Anglia nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Ukrainën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Tarczynski Arena Wroclaw” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

Ukrainasit kaluan të parët në epërsi me golin e Oleksandr Zinchenkos (26’), teksa anglezët barazuan përmes Kyle Walker (41’).

Anglia pas këtij barazimi ka 13 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin C.

Ukraina është e dyta me shtatë pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement