Anglia ‘këshillohet’ si ta ndalojë Erling Haalandin - Gazeta Express
string(49) "anglia-keshillohet-si-ta-ndaloje-erling-haalandin"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2026 19:00

Anglia ‘këshillohet’ si ta ndalojë Erling Haalandin

Futboll

Gazeta Express

10/07/2026 19:00

Deri më tani, asnjë kombëtare në Kupën e Botës nuk ka gjetur formulën për të ndalur Erling Haalandin, i cili po duket i pandalshëm.

Sulmuesi norvegjez, aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë i këtij Botërori, ka realizuar shtatë gola në katër ndeshje, përfshirë një dopietë në pjesën e dytë të fitores ndaj Brazilit në fazën e 1/16-ës së finales.

Ka qenë një muaj i paharrueshëm për Norvegjinë, e cila po merr pjesë në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998, ndërsa Haalandi vazhdon të jetë lideri absolut i skuadrës.

Pyetja që shtrohet tani është: si mund ta ndalë Anglia një nga futbollistët më në formë në botë?

Sipas ish-portierit të Premierligës, Brad Friedel, zgjidhja nuk është ndalimi i Haalandit, por kufizimi i furnizimit të tij me topa.

“Nuk mund ta ndalësh thjesht Erling Haalandin – ai në fakt nuk prek shumë topa gjatë një ndeshjeje. Gjithçka ka të bëjë me kufizimin e pasimeve drejt tij,” tha Friedel për “SPORTbible”, në bashkëpunim me “Tonybet”.

“Nëse u lejon anësorëve dhe mbrojtësve të krahut të Norvegjisë të dërgojnë krosime në zonë, edhe mbrojtësit më të mirë në botë do ta kenë të vështirë ta ndalojnë Haalandin të kërcejë dhe të arrijë topin përpara kundërshtarit. Duhet të ndalosh topin të mbërrijë te Haalandi. Edhe atëherë, ai është në gjendje të krijojë një rast nga asgjëja, aq i mirë është”, tha ai.

Sipas Friedel, lojtari që duhet neutralizuar është Martin Odegaardi.

“Martin Odegaard është futbollisti që prek më shumë topa te Norvegjia, ndaj duhet të kufizosh ndikimin e tij. Por ata nuk varen vetëm nga një lojtar – kanë Antonio Nusan, Oscar Bobb dhe shumë armë të tjera në sulm”, shtoi ai.

Odegaard, i cili gaboi vetëm një nga 53 pasimet e tij në pjesën e parë kundër Brazilit, është lojtari që kontrollon ritmin e ndeshjes nga mesfusha nëse kundërshtarët i lënë hapësira.

Edhe trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, foli me superlativa për kapitenin e Arsenalit përpara sfidës me Anglinë.

“Në skuadrën tonë ai është i pazëvendësueshëm,” tha Solbakken.

“Ai nuk ka qenë kurrë një numër 10 klasik me Norvegjinë. Ka qenë gjithmonë një lojtar që kontribuon në të dyja fazat e lojës dhe ndikon në çdo aspekt. Ai është gjithmonë ai që punon më shumë, mbulon më shumë terren dhe bën më shumë sprinte. Ai është nxitësi i lojës sonë dhe vendos nëse mbrohemi me skemën 4-1-4-1 apo 4-4-2”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Norvegjia do të kërkojë të ndalë ish-bashkëlojtarin e Haalandit te Borussia Dortmundi, Jude Bellingham, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë nën drejtimin e Thomas Tuchel gjatë këtij Botërori.

Brad Friedel beson se mesfushori anglez tashmë po luan në nivel botëror.

“Jude Bellingham është aty lart me më të mirët që kam parë ndonjëherë. Në lëvizjet e tij më kujton Zinedine Zidane. Ai është gjithashtu shumë i fortë teknikisht në hapësira të ngushta. Jude ka aftësinë të luajë si numër 8 dhe si numër 10. Rikthehet për të mbrojtur, fiton duele, është i fortë në lojën ajrore në të dyja zonat dhe mund të bëjë edhe ndërhyrje vendimtare në mbrojtje. Ai mbulon një pjesë të madhe të fushës. Në këtë aspekt më kujton Steven Gerrardin. Le të shohim si do të zhvillohet karriera e tij, por ai është në rrugën e duhur për të fituar po aq trofe sa Frank Lampard, Paul Scholes apo Steven Gerrard”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement