Anëtari i Kryesisë së LDK'së tregon nëse do ta rikthejnë Agim Veliun në listë për deputet - Gazeta Express
string(88) "anetari-i-kryesise-se-ldkse-tregon-nese-do-ta-rikthejne-agim-veliun-ne-liste-per-deputet"

Ballina

Gazeta Express

08/05/2026 17:43

Anëtari i Kryesisë së LDK’së tregon nëse do ta rikthejnë Agim Veliun në listë për deputet

Ballina

Gazeta Express

08/05/2026 17:43

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Paris Guri, në FRONTAL të T7 ka folur edhe për Agim Veliun dhe kthimin e tij të mundshëm në listën e LDK’së për deputet.

Guri ka thënë se nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe se emri i Veliut mund të propozohet vetëm nga Dega e Podujevës dhe sipas tij është në dorën e Degës atje nëse ndodh propozimi ose jo.

“Nesër mbahet mbledhja e KP të LDK-së. Qendra e bën ndarjen për Degë. Dega e Podujevës i propozon emrat, i voton Kryesia, e votohen në Prishtinë. Nëpër degë merret vendimi”, ka thënë Guri.

“Kryetari i partisë e ka një normë, të prurjeve që janë jashtëpartiake”, ka thënë Guri, i pyetur nëse Abdixhiku mund ta propozojë për deputet Veliu./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement