Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se, komanda e Droktrinës dhe Stërvitjes, ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, e cila është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale.
Nga FSK është bërë e ditur se ky kurs profesional, është realizuar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK’së.
Postimi:
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”
Kursi Bazë për Snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjës Profesionale, ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme ndërsa Kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren. Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi.