Andy Ruiz s’ka punë veç me kundërshtarë, desh e kishte nokautuar edhe trajnerin e tij me një grusht të fortë - Gazeta Express
string(106) "andy-ruiz-ska-pune-vec-me-kundershtare-desh-e-kishte-nokautuar-edhe-trajnerin-e-tij-me-nje-grusht-te-forte"

Andy Ruiz s’ka punë veç me kundërshtarë, desh e kishte nokautuar edhe trajnerin e tij me një grusht të fortë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/07/2022 11:50

Andy Ruiz u bë i famshëm kur e rrahu Anthony Joshuan për t’u shpallur kampion i botës në boksin profesionist.

Por, boksieri amerikan njihet edhe për diçka tjetër.

Lexo Edhe:

32 vjeçari desh e kishte nokautuar trajnerin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri me prejardhje meksikane ishte duke ushtruar dhe duke goditur me kombinim të shpejtësisë dhe eksplozivitetit.

Sidoqoftë, ai pa dashje e kishte goditur trajnerin e tij në fytyrë dhe trajneri ishte afër të përfundonte në dysheme nga goditja e “The Destroyer”.

Trajneri i tij për disa sekonda ishte i turbullt derisa u kthjell, derisa ishte duke i shërbyer Ruizit me dorëza të ushtrimeve.

Edhe pse është i plotë dhe jo muskuloz, Ruiz e posedon një shpejtësi të jashtëzakonshme në afërsi dhe një aftësi të kombinimit të gjuajtjeve. /Gazeta Express/