Ancelotti e komenton vendimin e Xavit për të mbetur te Barça - Gazeta Express
string(60) "ancelotti-e-komenton-vendimin-e-xavit-per-te-mbetur-te-barca"

Ancelotti e komenton vendimin e Xavit për të mbetur te Barça

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 16:03

Carlo Ancelotti thotë se Xavi Hernandez e mori vendimin e duhur për të qëndruar në Barcelonë.

Trajneri spanjoll e zyrtarizoi sot vendimin e tij pak muaj pasi kishte deklaruar se do të largohej nga “Camp Nou” me të përfunduar ky sezon.

Lexo Edhe:

E sot, legjenda e Barçës e konfirmoi qëndrimin edhe për një sezon, duke besuar se projekti i nisur duhet të vazhdohet bashkërisht, shkruan Gazeta Express.

“Unë mendoj se Xavi e ka bërë një punë të mirë te Barcelona. Ai e njeh shumë mirë klubin dhe mua më duket vendimi i saktë për të qëndruar”.

“Duhet të respektojmë se njerëzit mund të ndryshojnë mendimin e tyre. Nuk është me shkrim. Sa herë kam ndryshuar mendim në karrierën time? Është e lejuar.” /Gazeta Express/