Analiza nga BBC: Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, e nxitur nga mediat sociale - Gazeta Express
string(102) "analiza-nga-bbc-si-kriza-e-emigranteve-ne-spanje-krijoi-nje-stuhi-politike-e-nxitur-nga-mediat-sociale"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 10:26

Analiza nga BBC: Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, e nxitur nga mediat sociale

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 10:26

Kriza e emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës ka marrë përmasa tragjike. Sipas autoriteteve, të paktën 67 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar me not nga Maroku drejt territorit spanjoll, ndërsa shumë të tjerë janë kthyer në Marok të shoqëruar nga policia dhe ushtria spanjolle.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta politike në Europë, duke rikthyer në qendër të debatit çështjen e migracionit. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka kritikuar disa vende të Bashkimit Europian, veçanërisht Italinë, për mënyrën se si reaguan ndaj krizës.

Nga ana tjetër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi pezullimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Spanjën, duke argumentuar se situata përbën rrezik për sigurinë. Madridi e ka cilësuar këtë vendim të pajustifikuar, duke theksuar se Ceuta nuk është pjesë e zonës Shengen dhe emigrantët nuk mund të kalojnë lirshëm drejt pjesës tjetër të Europës.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se fluksi i madh i emigrantëve u nxit nga postime në rrjetet sociale, ku pretendohej se “Spanja është e hapur”. Megjithatë, emigrantët që arritën në Ceuta nuk gjetën strehim apo mundësi për të vazhduar drejt Europës kontinentale dhe shumica u kthyen në Marok.

Ndërkohë, Spanja ka forcuar masat e sigurisë në kufirin detar të Ceutës për të parandaluar tentativa të tjera kalimi, ndërsa ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të diskutojnë ditët në vijim për masa të reja për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të unionit./Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement