Babai dëmtoi derën e shtëpisë me sëpatë dhe kërcënoi familjarët - Gazeta Express
string(63) "babai-demtoi-deren-e-shtepise-me-sepate-dhe-kercenoi-familjaret"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 11:10

Babai dëmtoi derën e shtëpisë me sëpatë dhe kërcënoi familjarët

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 11:10

Një rast i asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë dhe kanosjes është iniciuar në Prishtinë, pas një incidenti që kishte ndodhur më 14 korrik.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se babai i tij, pas një mosmarrëveshjeje, kishte dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë, si dhe e kishte kanosur atë dhe nënën e tij.

Rasti është iniciuar më 1 gusht, në konsultim me prokurorin.

Pas procedurave fillestare, prokurori ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement