Analistët politikë e shohin si neglizhencë mosarritjen e marrëveshjes për koalicion - Gazeta Express
string(83) "analistet-politike-e-shohin-si-neglizhence-mosarritjen-e-marreveshjes-per-koalicion"

Analistët politikë e shohin si neglizhencë mosarritjen e marrëveshjes për koalicion

Gazeta Express

12/12/2019 20:31

Sipas njohësve të rrethanave politike në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të arrijnë marrëveshje para 24 dhjetorit, që të mos ketë stagnim.

Marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së e Vetëvendosjes ende nuk ka.

Lexo Edhe:

Por, kjo nuk është pengesë për presidentin e Kosovës, që të thërret seancën konstituive të Kuvendit.

I pari i vendit Hashim Thaçi, ka caktuar datën 24 dhjetor si ditë kur deputetët e legjislaturës së VII duhet të mblidhen për herë të parë.

Një veprim të tillë, njohësit e rrethanave politike e shohin si obligim kushtetues të Presidentit.

“Z. Thaçi thjeshtë e ka kry punën e vet, edhe në të kaluarën përvoja ka qenë që përpara të mbahet seanca konstituive partitë të arrijnë marrëveshje për formim të Qeverisë në mënyrë që të kenë numrat për të zgjedhur kryetarin, kështu që këtë s’e shoh si presion por e shoh si neglizhencë nga ana e partive”, ka thënë analisti Mushkolaj.

Ndërkohë, Artan Murati thotë se caktimi i datës për seancën konstituive duhet të shihet si sinjal për partitë që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje sa më shpejtë.

“Duhet të shërbejë si sinjal për partitë, që të marrin më seriozisht aspektin kohor dhe të arrijnë tek një marrëveshje finale, e cila nuk do ti komplikonte punët në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konsittuimin e kuvendit në përgjithësi”, ka thënë analisti Murati.

Njohësit e zhvillimeve politike, thonë se partitë që dolën të parat në zgjedhje duhet të tejkalojnë dallimet e tyre, në të kundërtën priten vonesa në formimin e institucioneve të reja.

 “Çdo përpjekje për ta bartë përgjegjësinë te njëri ose tjeri partner është thjesht papërgjegjësi, nuk kemi të bëjmë me kurfarë parimi, thjesht kemi tbëjmë me përpjekje me përfitu poste dhe privilegje në pushtetin e ardhshëm”, ka thënë Mushkolaj.

 “Ajo çka do duhej të ndodhte të arrihej një marrëveshje për. Nëse nuk ndodh dhe fillon seanca konstituive atëherë mund të shfaqen edhe çështje të cilat e stagnojnë”, ka thënë Murati.

E njohësi i çështjeve kushtetuese në vend, Mazllum Baraliu ka treguar për afatet kushtetuese nga data e caktuar për konstituimin e Kuvendit.

 “Pas konsitutimit të Kuvendit kushtetuta thotë që brenda 15 ditëve mandatari i ri do duhet të ofronte numrin e deputetëve që mund ta votojnë qeverinë, nëse kjo nuk bëhet ekziston edhe një afat 10 ditor që edhe kjo nuk bëhet atëherë vendi shkon në zgjedhje brenda 40 ditëve”, ka thënë Baralium njohës i çështjeve kushtetuese.

Takimi i fundit Kurti-Mustafa u mbajt të mërkurën.

Por ata vetëm u dakorduan, që të intensifikojnë takimet në baza ditore, pa përcaktuar një datë për arritjen e koalicionit.