Amir Rrahmani me fjalim emocionues pas fitores historike ndaj Sllovenisë - Gazeta Express
string(72) "amir-rrahmani-me-fjalim-emocionues-pas-fitores-historike-ndaj-sllovenise"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 23:08

Amir Rrahmani me fjalim emocionues pas fitores historike ndaj Sllovenisë

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 23:08

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, pas fitores historike në Slloveni.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë si mysafire, me golin e Fisnik Asllanit, dhe autogolin e Zan Karnicnik.

Pas fitores, Federata e Futbollit e Kosovës ka hyrë LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku shihet Amir Rrahmani duke dhënë një fjalim emocionues para bashkëlojtarëve.

“Kjo është fitore historike, edhe secili i keni meritat tuaja, si lojtarët që kanë luajtur, si ata që s’kanë luajtur, si Edoni. Ne tash do të bëhemi gati për ndeshjet e marsit”, dëgjohet duke thënë ai.

Kosova e siguroi play-offin e Botërorit 2026, me ndeshjen e kësaj faze që do të luhen gjatë muajit mars 2026./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement