Amerikani që nuk gjeti diagnozë për këmbët në SHBA, u shërua në Spitalin Amerikan në Kosovë nga Dr. Elmi Olluri - Gazeta Express
string(109) "amerikani-qe-nuk-gjeti-diagnoze-per-kembet-ne-shba-u-sherua-ne-spitalin-amerikan-ne-kosove-nga-dr-elmi-olluri"

Amerikani që nuk gjeti diagnozë për këmbët në SHBA, u shërua në Spitalin Amerikan në Kosovë nga Dr. Elmi Olluri

Lajme

Gazeta Express

11/03/2024 20:25

Për rreth 20 vite, nuk pati ndjeshmëri në këmbët e tij.

Amerikani nga Teksasi, Eric Velasques, si pasojë e luftës në Irak kishte marrë lëndim në të dy këmbët e tij, duke humbur ndjeshërmirë tërësisht.

Lexo Edhe:

47 vjeçari i cili që nga tetori i vitit të kaluar shërben në kampin Bondsteel në Kosovë, pas 20 vitesh shërimin e gjeti në Spitalin Amerikan.

Doktori Elmi Olluri, ishte ai që e diagnostikoi e më pas kreu operacionin i cili ia mundësoi ndjeshmërinë në këmbë atij.

“Në vitin 2005 kam qenë në Irak dhe jam goditur nga një bombë dhe në këmbët e mia kam pasur lëndime dhe pas një viti këmbët e mia humbën ndjeshmërinë, kam qenë nëpër plot doktorë në Amerikë dhe të gjithë më thonin se mund të ndikojnë këpucët tua në humbjen e ndjeshmërisë dhe pastaj kam bërë terapi të shokut, ku më lidhën e më pas të dridhin dhe kam pasur dhimbje dhe më thanë që dëshirojnë të vazhdojnë me këtë terapi por une ju thash që jo më. Nuk më kanë besuar se i kam këmbët pa ndjeshmëri, dhe kaluan 15 ose 16 vite që të kuptojnë se i kam këmbët pa ndjeshmëri. Një doctor në SHBA më ka thënë që ose duhet të ndërhysh tek këmbët ose tek shpina dhe unë u thashë se a do të më rregullohen këmbët kur të ndërhyj në shpinë, pastaj ata provuan dhe nuk pati rezultat, andaj thashe se nuk dua të provoj më. Është goxha qesharake” u shpreh pacienti Velasquez.

Velasquez thotë se në SHBA kishte bërë tri ndërhyrje në gjunj si dhe terapi e cila rezultoi pa sukses.

Ai rrëfen për T7 eksperiencën e tij pas ardhjes në Kosovë si dhe në Spitalin Amerikan.

Kam shkuar në kampin Bondsteel dhe ua kam sqaruar situatën dhe ata më thanë se për tri orë duhet të vij këtu, dhe më thanë se duhet të shtrihem në spital menjëherë. Kur erdha këtu, udhëheqësi im ishte duke biseduar me ushtarët tjerë dhe më pas pyetën për informacionet e mia dhe kësisoj nuk pata nevojë të paguaj asgjë. Pas asaj kur erdha këtu në spital, që kur erdha nuk ka pasur asgjë tjetër pos mikpritjes”.

Velasquez thotë se në fillim ndjeu frikë kur e kuptoi se duhet t’i nënshtrohet një operimi, mirëpo se mori siguri nga doktori Olluri.

Tash gjendja shëndetësore e Velasquez është stabile dhe ka filluar të ndjejë sërish në këmbë.

Video: 01:03-05:07, KËTU