Ambasadori Meidani uron 1 Qershorin: Fëmijët na mësojnë kuriozitetin, guximin dhe imagjinatën - Gazeta Express
string(91) "ambasadori-meidani-uron-1-qershorin-femijet-na-mesojne-kuriozitetin-guximin-dhe-imagjinaten"

Maqedoni

Gazeta Express

01/06/2026 15:09

Ambasadori Meidani uron 1 Qershorin: Fëmijët na mësojnë kuriozitetin, guximin dhe imagjinatën

Maqedoni

Gazeta Express

01/06/2026 15:09

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah vlerat që fëmijët sjellin në shoqëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani ka theksuar se bota do të ishte një vend më i mirë nëse të rriturit do të ruanin disa nga cilësitë që karakterizojnë fëmijërinë. “Bota do të ishte shumë më e mirë po të ruanim pak nga kurioziteti, guximi dhe imagjinata e një fëmije”, ka shkruar ambasadori në profilin e tij në Facebook.

Mesazhin e tij ai e ka shoqëruar me disa fotografi me fëmijë nga Maqedonia e Veriut, duke përcjellë një mesazh optimizmi, gëzimi dhe besimi në potencialin e brezave të rinj.

1 Qershori shënohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, me aktivitete dhe iniciativa që synojnë promovimin e të drejtave të fëmijëve, mirëqenies së tyre dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për zhvillimin e tyre. Urimi i ambasadorit Meidani i bashkohet mesazheve të shumta të institucioneve dhe personaliteteve publike që në këtë ditë vendosin në qendër rëndësinë e fëmijëve dhe të ardhmes së tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement