KB Bora ka shkruar historinë duke u promovuar për herë të parë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi është shpallur kampione e Ligës së Parë, pas një sezoni fantastik me të gjitha fitore. Bora gjithashtu është edhe fitues të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Express.
Në finalet e “Play-Offit” për inkuadrim në Superligë, Bora triumfoi ndaj New Basket në të dy ndeshjet.
Finalja e dytë u zhvillua sot në “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 71:97 në favor të prishtinasve.
New Basket ka edhe një mundësi për t’u inkuadruar në Superligë, tani përmes “Play-Outit”.
Prizrenasit do të takohen me rivalin lokal, Proton Cable Prizrenin, që sezonin do ta mbyllë në pozitën e shtatë në tabelën e elitës së basketbollit kosovar. /Gazeta Express/
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...