Ambasadori Hovenier pjesë e diskutimeve mes O'Brien dhe Kurtit në Gjermani, e quan produktiv takimin - Gazeta Express
string(98) "ambasadori-hovenier-pjese-e-diskutimeve-mes-obrien-dhe-kurtit-ne-gjermani-e-quan-produktiv-takimin"

Ambasadori Hovenier pjesë e diskutimeve mes O’Brien dhe Kurtit në Gjermani, e quan produktiv takimin

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 19:55

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Albin Kurti në Gjermani, nga ku i ka kërkuar kreut të Qeverisë përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në takimin, të cilin e ka quajtur produktiv, pjesëmarrës ka qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Hovenier, duke theksuar se SHBA pret nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet në kuadër të Dialogut.

Lexo Edhe:

“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien në takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier, transmeton Gazeta Express.

O’Brien theksoi se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien, transmeton Gazeta Express.

*Fotografia e këtij lajmi është marrë nga arkiva.