Ambasadori Bajrami mbledhjen në Paris e lidh me Brukselin e Ohrin: Sonte deri në mbrëmje e dimë se a ka marrëveshje apo jo - Gazeta Express
string(121) "ambasadori-bajrami-mbledhjen-ne-paris-e-lidh-me-brukselin-e-ohrin-sonte-deri-ne-mbremje-e-dime-se-a-ka-marreveshje-apo-jo"

Ambasadori Bajrami mbledhjen në Paris e lidh me Brukselin e Ohrin: Sonte deri në mbrëmje e dimë se a ka marrëveshje apo jo

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 15:42

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se sot në Paris ku po mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Demokraci e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës do të testohet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e sponsorizuar nga BE.

Ai i referohet pikave të marrëveshjes ku palët s’duhet të interferojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

“Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Prova e pudingut është kur hahet””, ka shkruar ai në X.

Ndërkohë, në Paris veçse është duke u mbajtur takimi dhe është formuar kuorumi i nevojshëm për të miratuar draft-opinionin e raportueses greke, Dora Bakoyannis.

Megjithatë, Serbia veçse e kishte shkelë marrëveshjen e Ohrit kur ishte hedhur në votim kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë tek Asambleja e saj Parlamentare. Serbia kishte votuar kundër dhe paraprakisht kishte lobuar tek vendet e tjera që të mos i jepej votë pozitive Kosovës./Express/