Ambasadorët e BE dhe SHBA rreth dy orë me grupin e Alibeajt, zbardhet takimi - Gazeta Express
string(75) "ambasadoret-e-be-dhe-shba-rreth-dy-ore-me-grupin-e-alibeajt-zbardhet-takimi"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:58

Ambasadorët e BE dhe SHBA rreth dy orë me grupin e Alibeajt, zbardhet takimi

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:58

Një orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ambasadorëve të BE dhe SHBA në Shqipëri me në fokus Reformën Territoriale.

Në takim e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm 8 ambasadorë të SHBA, BE, OSBE, Itali, Gjermani, Francë, Zvicë, Britani e Madhe dhe 7 deputetë të PD.

Lexo Edhe:

Ndërkohë nga ana tjetër në radhët e PD, në takim kanë marrë pjesë deputetët Enkelejd Alibeaj. Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinant Xhaferri dhe Gazment Bardhi.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.

Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike doli me propozime konkrete sa i takon ndarjes së re administrative. Opozita kërkon shtimin me 33 bashki, duke e çuar numrin total në 94 bashki në të gjithë vendin.

Ky projekligj për reformën territoriale është dorëzuar në Kuvend sot. 

Pyetje:Çfarë u diskutua ne takimin me ambasadorët?

Enkelejd Alibeaj: Ishte një nga takimet që ne e kemi pasur si format shumë kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti I takimit ishin të gjitha ato reforma të cilat ne I kemi filluar dhe ju I keni ndjekur në parlament, refroma territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione. Ishte takim i parë I cili do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera. Besoj që kjo është një rutinë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë sepse për këto refroma të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin evropian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë besoj që është një detyrim moral, politik I joni për ta bërë këtë gjë. Ky ishte i gjithi diskutimi që kemi patur.

Pyetje: Sot keni depozituar draftin për sa i përket reformës territoriale. A pati ndonjë komunikim nga ana e ndërkombëtarëve se çfarë kërkese kanë ato në lidhje me këtë reformë dhe me qëndrimin që ka mazhoranca socialiste që duket që nuk e ka ndryshuar?

Enkelejd Alibeaj: Ne kemi pasur detyrimin tonë. Nëse e mbani mend afatin fillestar ka qenë deri në 30 Shtator dhe ne kemi përfunduar në fakt të gjithë atë se çfarë do të ishte oferta jonë, pra ndryshimi i reformës territoriale që besojmë ne është nevoja dhe interesi i qytetarëve shqiptarë mbas kaq viteve të implementimit të reformës territoriale nga 2014 dhe këtej, me difekte të pranuara tashmë nga vetë qeveria, të pranuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo ishte ajo se çfarë ne bëmë. Në përfundim të këtij afati e depozituam siç dhe rregullat parlamentare e kërkojnë. Përsa I përket konsultimit? Ne kemi pasur konsultim të herë pas hershëm me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të interesuar, një prej të cilëve mund tua them është Ambasada Zviceriane. Ne kemi bërë atë që është detyrimi ynë. Ju e dini që tashmë ka dhe një afat deri në 21 Tetor. Një nga diskutimit ishte dhe kjo për tua bërë të qartë. Tashmë do dëgjojmë dhe do vazhdojmë me proçedurat parlamentare.

Pyetje: Z. Alibeaj a mund ti cilësojmë ambasadorët si ndërmjetësues për të garantuar kështu ndryshimet në reformën territorial?

Enkelejd Alibeaj: Ajo çfarë unë besoj është që, e drejtë për ta bërë për këdo është që partnerët ndërkombëtar, reformat e rëndësishme siç ka ndodhur në të shkuarën edhe kësaj rradhe është e udhës të kenë hapësirën e tyre për tu njohur dhe për të marr vlerësimet e tyre.

Pyetje: Pas pak orësh do të jetë takimi me presidentin Begaj është diskutuar mbi zgjedhjet?

Enkelejd Alibeaj: Kur të vejë ora do t’ju them. Në orën 6 ju pres.

/Gazeta Express