“Territorialja”, Yuri Kim takon deputetët e PD-së - Gazeta Express
string(46) "territorialja-yuri-kim-takon-deputetet-e-pd-se"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 10:30

“Territorialja”, Yuri Kim takon deputetët e PD-së

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 10:30

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të takohet do të takohet me deputetë të PD, në kuadër të Reformes Territoriale.

Bashkë me Kim do të jetë edhe diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Lexo Edhe:

Disa ditë më parë, Partia Demokratike doli me propozime konkrete sa i takon ndarjes së re administrative. Opozita kërkon shtimin me 33 bashki, duke e çuar numrin total në 94 bashki në të gjithë vendin.

Ky projekligj për reformën territoriale është dorëzuar në Kuvend sot. Bashkëkryesuesja e komisionit për reformën, Dhurata Çupi Tyli tha gjatë një prononcimi për mediat se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një projektligj që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre, çdo propozim i tyre, çdo qasje e tyre sa i takon të drejtës kushtetuese për të vendosur mbi juridiksionin territorial të tyte të merret parasysh.

Nga 61 bashki sot, kemi propozuar në 94 numrin total të tyre. Pra kemi një shtesë prej 33 bashkish, bashki që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët e të gjithë vendeve”, tha bashkëkryesuesja e Komisionit të Reformën Territoriale.

/Gazeta Express