Albano ngacmon Robertin për ish-partneren e tij, Nora Istrefi - Gazeta Express
string(60) "albano-ngacmon-robertin-per-ish-partneren-e-tij-nora-istrefi"

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 9:25

Albano ngacmon Robertin për ish-partneren e tij, Nora Istrefi

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 9:25

Fermerët e “Ferma Vip”, mbrëmjen e sotme e kanë kaluar duke luajtur lojën “Truth or Dare”.

Gjatë lojës ishte radha e Robertit me Albanon, ku ky i fundit nuk ka nguruar t’i bëj një pyetje personale.

Lexo Edhe:

Albano e ka pyetur nëse e vë në siklet që shumë nga fermerët aty brenda e pëlqejnë këngën “Ana”, të kënduar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana.

Albano: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqëtëson ty ky fakt?

Baby G (këndon këngën): Dje unë dhe Roberti e kënduam bashkë

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara

Albano (vazhdon këndon këngën): Paska rastis kënga fiks

Roberti: Po, por nuk më bezdis

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.