Alvarez–PSG: diskutohen shkëmbime lojtarësh me Atleticon - Gazeta Express
string(55) "alvarez-psg-diskutohen-shkembime-lojtaresh-me-atleticon"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2026 13:35

Alvarez–PSG: diskutohen shkëmbime lojtarësh me Atleticon

Futboll

Gazeta Express

14/05/2026 13:35

Paris Saint-Germaini po vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në “pazarin e futbollistëve”, me fokus të veçantë te sulmuesi i Atlético Madridit, Julián Álvarez, i cili është kthyer në objektivin kryesor të kampionëve francezë për verën.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe spanjolle, PSG-ja po e shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje që nuk do të përfshijë vetëm para, por edhe shkëmbim lojtarësh për ta ulur koston e transferimit, pasi Atlético e vlerëson argjentinasin mbi 100 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë kuadër, në diskutime është përfshirë edhe drejtori sportiv i Atleticos, Mateu Alemany, ndërsa një nga emrat që i pëlqen më shumë klubit spanjoll është Gonçalo Ramos, sulmues portugez i PSG-së.

Atlético Madridi mund ta kërkojë pikërisht Ramosin si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme për Álvarezin, ndërsa PSG-ja nga ana e tij është i hapur për të përfshirë lojtarë në negociata për ta realizuar transferimin e madh.

Gonçalo Ramos, i cili nuk ka qenë gjithmonë titullar i padiskutueshëm te PSG-ja këtë sezon, po shihet si një profil që mund të përdoret në një shkëmbim të madh veror, sidomos nëse klubi parisien vendos të bëjë ndryshime në repartin ofanziv.

Ndërkohë, e ardhmja e Álvarezit mbetet e hapur, me interes të madh nga PSG-ja, Barcelona dhe klube të tjera të mëdha evropiane, duke e bërë atë një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement