I njohur për shpejtësinë e tij, driblimet, por edhe tashmë për golat e shënuar dhe asistimet e dhuruara.
Bëhet fjalë për Almir Kryeziun e Ballkanit, i cili po shkëlqen këtë sezon me skuadrën suharekase.
Deri më tash, Almir Kryeziu ka 6 gola dhe ka dhënë edhe shtatë asistime (më së shumti në ligë), duke ndihmuar Ballkanin që të jetë lider në tabelën e Superligës së Kosovës.
Kryeziu është i dyti me më së shumti kontribuime në gola këtë sezon – me 13 sosh – pas bashkëlojtarit të tij, Valentin Serebes, i cili i ka 14 (12 gola dhe dy asistime).
Në një intervistë me “Gazeta Express”, Kryeziu ka folur për formën e tij aktuale.

“Po mendoj që po kaloj me një formë të mirë dhe jam shumë i lumtur që po mundem t’i ndihmoj ekipës sa më shumë”, ka thënë ai fillimisht për “Express”.
Tutje, ai foli edhe për punën e trajnerit të kaluar të Ballkanit, Orges Shehut dhe për lojën e trajnerit të ri.
“Besoj që prej fillimit të sezonit kemi bërë një punë të mirë, edhe me trajnerin Orges Shehi, por edhe me trajnerin që është tash, Mislav Karoglan. Po vazhdojmë të bëjë loë të bukur, po ashtu po kemi rezultate të mira në fushë”, vazhdoi Kryeziu.
26-vjeçari i Ballkanit ka folur edhe për marrëdhëniet me trajnerin e ri, Mislav Karoglan.

“Marrëdhënia ime me trajnerin është shumë e mirë, po mundohem sa më shumë t’i zbatoj urdhërat që m’i jep në fushe dhe të jap më të mirën”, shtoi më tutje ai.
Kryeziu potencoi edhe objektivat e tij me klubin e Ballkanit, por edhe në aspektin individual.
“Objektivi im është që me Ballkanin të dalim kampion, si dhe të vazhdoj me formë sa më të mirë, me gola dhe asiste”, tha ai.
Sulmuesi ka dhënë edhe një premtim të madh për tifozët e Ballkanit.

“Tifozëve të Ballkanit ju premtoj që do të angazhohemi deri në pikën e fundit, që në fund të dalim kampion”, përfundoi ai.

Ballkani momentalisht është i pari në tabelën e klasifikimit, duke prirë me 29 pikë, dy më shumë se Prishtina, që ka një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e Ballkanit është pikërisht ndaj Prishtinës në Suharekë, me 14 dhjetor./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...