Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara - Gazeta Express
string(94) "ali-ahmeti-ne-kuvendin-zgjedhor-te-bdi-se-ne-tearce-me-unitet-dhe-vendosmeri-vazhdojme-perpara"

Maqedoni

Gazeta Express

07/07/2026 12:42

Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

Maqedoni

Gazeta Express

07/07/2026 12:42

Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tearcë, ku u zgjodhën organet e reja drejtuese të degës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se kuvendi u zhvillua në frymën e unitetit, përgjegjësisë dhe besimit të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik të BDI-së.

Ai vlerësoi Tearcën si një nga shtyllat më të fuqishme të organizimit të partisë, duke theksuar se angazhimi i aktivistëve, përvoja e veteranëve dhe përfshirja e brezave të rinj dëshmojnë, sipas tij, se BDI mbetet organizata politike shqiptare më e konsoliduar dhe më e organizuar në vend. Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit në strukturat e reja drejtuese për detyrat e tyre, duke theksuar se përpara partisë qëndrojnë sfida të rëndësishme.

“Me unitet, vendosmëri dhe besim te njëri-tjetri, do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Tearca është gati. BDI është gati. Bashkë, vazhdojmë përpara”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement