Albion Rrahmani shënon golin vendimtar, Sparta Praha kualifikohet në Kupën e Çekisë - Gazeta Express
string(84) "albion-rrahmani-shenon-golin-vendimtar-sparta-praha-kualifikohet-ne-kupen-e-cekise-1"

Sport

Gazeta Express

03/12/2025 20:06

Albion Rrahmani shënon golin vendimtar, Sparta Praha kualifikohet në Kupën e Çekisë

Sport

Gazeta Express

03/12/2025 20:06

Sparta Praha ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Çekisë, pas një fitoreje me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Artis.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e John Mercados, por vendasit barazuan pak para fundit të pjesës së parë me anë të Quadri Adebayo Adediran.

Në pjesën e dytë, kur dukeshin se gjërat po përfundonin baras, në skenë doli Albion Rrahmani, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e Sparta Praha 2-1 dhe kualifikimin tutje, shkruan Gazeta Express.

Ky gol ishte i veçantë për sulmuesin kosovar, i cili kishte kaluar një periudhë pa shënuar, dhe tashmë shpresohet se do t’i rikthejë ritmin normal sulmit të skuadrës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement