Albin Tahiri është renditur i 37-ti nga 87 garues në garën e parë të sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari ynë përfundoi me kohë 1 minutë e 32.41 sekonda, shkruan Gazeta Express.
Kushtet e vështira shkaku i borës së madhe dhe erës, bënë që shumë garues të dalin nga shtegu, ndërsa garën e përfunduan 54 sosh.
Lëshimi i dytë i sllallomit të madh nis sot gjatë paradites me kohën tonë lokale.
Kujtojmë se në këtë Olimpiadë Dimërore garoi edhe Kiana Kryeziu nga Kosova, që pati një rezultat të kënaqshëm. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...