Akuza shokuese ndaj Zverer, ish-e dashura: "U përpoq të më mbyste me jastëk…" - Gazeta Express
string(74) "akuza-shokuese-ndaj-zverer-ish-e-dashura-u-perpoq-te-me-mbyste-me-jastek-2"

Akuza shokuese ndaj Zverer, ish-e dashura: “U përpoq të më mbyste me jastëk…”

Gazeta Express

29/10/2020 16:55

Pas lajmit të ish-së dashurës së tij të fundit, Brenda Patea, se priste të sillte në jetë djalin e tij në muajin mars, Alexander Zverer kthehet sërish në qendër të lajmeve të tenisit, këtë herë, për dhunë.

23-vjeçari, numri 7 në renditjen ATP, është akuzuar nga Olya Sharypova, e dashura e tij e parafundit, se e ka rrahur disa herë gjatë lidhjes së tyre.

Lexo Edhe:

Në fillim nuk ia ka përmendur emrin, por më pas në një intervistë ka specifikuar se bëhet fjalë për ish-të dashurin e saj.

“Një ditë, gjatë US Open 2019, po bëja një shëtitje me Dasha Medvedeva (bashkëshortja e Daniil Medvedev) dhe një mik. U vonuam pak dhe Sascha u zemërua. Kur u ktheva në shtëpi, ngritëm tonet. U përpoq të më mbyste me një jastëk (në Instagram thkrua se Zverev ia kishte përplasur kokën në mur dhe i ka përthyer krahun). U përpoqa disa herë të largohesha nga dhoma e hotelit, por me pengoi. Kisha frikë se mos na shihte dikush. Por në fund ia dola të shpëtoja prej tij dhe të largohesha. Nuk ishte hera e vetme që ka vënë dorë mbi mua, por në këtë rast pata frikë se mos më vriste. Tani duhet të marrë përgjegjësitë e tij, si për aktet e dhunës dhe për fëmijë që do të ketë nga Breda”.