Gjysmëfinalet e Ligës Unike veç me skuadrat nga Kosova, orari dhe çiftet - Gazeta Express
string(71) "gjysmefinalet-e-liges-unike-vec-me-skuadrat-nga-kosova-orari-dhe-ciftet"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 21:40

Gjysmëfinalet e Ligës Unike veç me skuadrat nga Kosova, orari dhe çiftet

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 21:40

Pas dy ndeshjeve çerekfinale të zhvilluara këtë të enjte, tashmë janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinale në “Final 8” të Ligës Unike.

Peja eliminoi me shumë lehtësi Teutën, derisa Sigal Prishtina siguroi fitore ndaj Besëlidhjes vetëm në fundin e ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë dy skuadrat tjera, që kalimin në gjysmëfinale e siguruan të mërkurën.

Kësisoj, në gjysmëfinale të Ligës Unike këtë vit do të ketë përballje vetëm mes skuadrave nga Kosova. Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen nesër (e premte).

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadrave të vetme që kanë titulli kampioni në këtë garë. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 16:00.

Përballja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që do të luhet nga ora 19:00.

Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të luhen të dielën.

Kujtojmë se “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë. /Gazeta Express/