Aktori Tom Hanks tregon cilat janë simptomat që kanë pasur ai dhe gruaja e tij, para diagnostikimit - Gazeta Express
string(98) "aktori-tom-hanks-tregon-cilat-jane-simptomat-qe-kane-pasur-ai-dhe-gruaja-e-tij-para-diagnostikimit"

Gazeta Express

12/03/2020 17:28

Aktori Tom Hanks tregon cilat janë simptomat që kanë pasur ai dhe gruaja e tij, para diagnostikimit

Gazeta Express

12/03/2020 17:28

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita, kanë rezultuar pozitiv në testin që e kanë bërë për koronavirus.

Tung, miq. Rita dhe unë sapo zbarkuam në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe kishim dhimbje të eshtrave. Rita kishte ca të dridhura që vinin e shkonin. Ethe të vogla po ashtu. Për të qenë korrekt, siç duhet të jemi në këtë botë sot, ne bëmë testin për Coronavirus dhe u zbulua që jemi pozitiv“, ka shkruar aktori duke shpjeguar se si kanë filluar dyshimet për virusin që e ka kapluar gjithë botën.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se bashkë me bashkëshorten e tij, Ritën, janë vetëizoluar menjëherë dhe kanë filluar trajtimet.

Ndërsa sot ka dalë lajmi se ata kanë shkuar në spital për të marrë trajtimet e nevojshme./Gazeta Express/