Aktori i ‘Familjes Moderne’ kundër Naser Rafunës: Është e drejtë e çdokujt me u shpreh për seriale e emisione - Gazeta Express
string(106) "aktori-i-familjes-moderne-kunder-naser-rafunes-eshte-e-drejte-e-cdokujt-me-u-shpreh-per-seriale-e-emisione"

Aktori i ‘Familjes Moderne’ kundër Naser Rafunës: Është e drejtë e çdokujt me u shpreh për seriale e emisione

Gazeta Express

26/05/2020 16:46

Shkrimi i këshilltarit të Kurtit për serialin “Ça ka shpija” ka ngjallur debat tek artistët kosovarë.

Tani ka reaguar edhe aktori Nëntor Fetiu, i cili ka shkruar se është e drejtë e tij dhe kujtdo tjetër të shpreh mendimin e tij për serial apo emision të televizioneve tona.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu ka shkruar se të gjithë e dijnë se sa prodhohet dhe çka prodhohet në televizionet kosovare.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Eshte e drejte e publikut qoftë ai edhe politikan apo kshilltarë me u shpreh per ndonje serial a emision ne Tv tona te katandisura pa konkurence dhe pa prodhim te mirëfillt. Ne gjithe e dijme sa prodhohet e çka prodhohet! Artistat p.sh. me mire eshte me reagu ndaj Tv qe te hapin konkurse ashtu si duhet per prodhime te serialeve e emisioneve show etj… , e politikanve qe te bejne ligje ne favor te Artistëve vendas me u prodhu sa me shume e me i mbrojtë nga serialet e huaja qe na mbyten tregun! E jo veq hajt te reagoj se me tha e m the e i thash…….! Mbahuni Artista