"A e latë kë pa e fy e linçu?", aktori Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit për serialin "Çka ka shpija" - Gazeta Express
string(101) "a-e-late-ke-pa-e-fy-e-lincu-aktori-zogjani-i-reagon-keshilltarit-te-kurtit-per-serialin-cka-ka-shpija"

Gazeta Express

26/05/2020 11:37

“A e latë kë pa e fy e linçu?”, aktori Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit për serialin “Çka ka shpija”

Gazeta Express

26/05/2020 11:37

Ndaj këshilltarit të Kurtit reagon edhe aktori i njohur, Jeton Zogiani.

Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Lexo Edhe:

Ai është ankuar me anë të një statusi për transmetimin e serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si “pa shije, pa kreativitet, palidhje”, shkruan Gazeta Express.

E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogiani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.

Zogiani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.

Zogjani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë.

Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush./Gazeta Express/