Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 6 prilli ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka bërë me dije se ka bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë, raporton Express.
“Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...