Aksioni në Ministri, arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë - Gazeta Express
string(74) "aksioni-ne-ministri-arrestohet-kreu-i-agjencise-per-zhvillimin-e-bujqesise"

Aksioni në Ministri, arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 9:30

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Express merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha.

Lexo Edhe:

Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./Gazeta Express