Nga ora 11:30 është planifikuar parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit.
Megjithatë, ende s’ka nisur për shkak të seancës solemne në Kuvend, e cila po vazhdon ende.
Ushtarët e policët janë rreshtuar në rrugën “Luan Haradinaj” dhe po presin krerët institucionalë. Bashkë me ta po presin edhe qytetarët që kanë dalë për të parë parakalimin.
Parakalimi do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” nga “Qafa” tek “Newborn”./Express/



Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...