Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një nga stacionet më të mëdha të derivateve, Petrol Company me krenari i bashkohet festimeve kombëtare duke organizuar një aktivitet të veçantë dhe shpërblyes.
Për të ndarë këtë atmosferë festive, më 17 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, Petrol Company ka përgatitur një surprizë të veçantë.
18 veturat e para që arrijnë në stacionin e Petrol Company-së në Fushë Kosovë do të shpërblehen me një voucher në vlerë prej 20€.
Ky gjest simbolik synon të shprehë falënderimin dhe respektin për të gjithë qytetarët që çdo ditë kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Petrol Company, me rrjetin e saj të gjerë të stacioneve në mbarë Kosovën, ka gjithmonë për synim të qëndrojë pranë qytetarëve, duke ofruar iniciativa që e forcojnë lidhjen me komunitetin. Ky aktivitet është një shembull i përpjekjeve të kompanisë për të bërë festimet kombëtare më të afërta për të gjithë.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...