Aksidenti tragjik i Vlorës, flet mjeku që trajtoi të rinjtë që udhëtonin me ‘Audin’ luksoz: Dy do ti nisim drejt Tiranës - Gazeta Express
string(116) "aksidenti-tragjik-i-vlores-flet-mjeku-qe-trajtoi-te-rinjte-qe-udhetonin-me-audin-luksoz-dy-do-ti-nisim-drejt-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:09

Aksidenti tragjik i Vlorës, flet mjeku që trajtoi të rinjtë që udhëtonin me ‘Audin’ luksoz: Dy do ti nisim drejt Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:09

Një aksident i rëndë ku u shua një familje me katër anëtarë dhe u plagosën tre të tjerë ka ndodhur këtë të premte në aksin Levan-Vlorë.

Shefit i Reaminacionit pranë spitalit rajonal Vlorë në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve që po udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani 22 vjeç, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Mjeku ka bërë me dije se dy prej të plagosurve do të nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me gërvishtje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë”, ka thënë mjeku.

Ndërkohë viktimat e aksidentit të rëndë janë Këta që shikoni në foto janë Eduart Gushi, Silvana Gushi dhe dy vajzat Anastasia dhe Eva Gushi.

Ata po udhëtonin me një automjet tip “Toyota” me targa greke në momentin kur u goditën nga një “Audi” që po vinte me shpejtësi ku ndodhen tre të rinj të cilët janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve, por deri më tani janë pa probleme për jetën.