Emrat/ Aksidenti në Vlorë, familja nga Patosi sapo ishte kthyer nga Greqia, po iknin me pushime, policia jep detajet - Gazeta Express
string(112) "emrat-aksidenti-ne-vlore-familja-nga-patosi-sapo-ishte-kthyer-nga-greqia-po-iknin-me-pushime-policia-jep-detajet"

Emrat/ Aksidenti në Vlorë, familja nga Patosi sapo ishte kthyer nga Greqia, po iknin me pushime, policia jep detajet

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 10:32

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Uniformat blu konfirmojnë se viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi” , Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Familja sapo kishte ardhur nga Greqia dhe po shkonte me pushime, ndërsa çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë. Në vend ka shenja të shumta të frenimit për disa metra.

Paraprakisht mendohet që ka qenë shpejtësia e lartë që ka sjellë dhe aksidentin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.