Aksidenti me fatalitet në Podujevë, policia tregon se si ndodhi - Gazeta Express
string(62) "aksidenti-me-fatalitet-ne-podujeve-policia-tregon-se-si-ndodhi"

Lajme

Gazeta Express

20/12/2023 8:42

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, policia tregon se si ndodhi

Lajme

Gazeta Express

20/12/2023 8:42

Policia  e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në Llapashticë të Podujevës e ku vdiq një person, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave e ku si pasojë njëri nga ngasësit ka vdekur.

Lexo Edhe:

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një person tjetër.

.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“ Fsh. Llapashticë- Podujevë  19.12.2023 – 20:00.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/