Aksident trafiku në Prishtinë - Gazeta Express
string(31) "aksident-trafiku-ne-prishtine-5"

Gazeta Express

05/12/2019 18:07

Aksident trafiku në Prishtinë

Gazeta Express

05/12/2019 18:07

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur në Prishtinë.

Janë aksidentuar  dy vetura, njëra pasat e tjetra pikap. Si pasojë është shkaktuar tollovi në pjesën e quajtur ‘Rruga B’, në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Me datën 05.12.2019 rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ju ka përgjigjur një thirrjeje për një aksident trafiku te Rruga B afër semaforëve. Njësia policore ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar, menjëherë është njoftuar ndihma e shpejtë. Janë njoftuar edhe njësitet kompetente policore të trafikut të cilat janë marrë me rastin”, ka konfirmuar Hoxha.

Policia dhe ekipet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.