Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar - Gazeta Express
string(61) "aksident-ne-rrugen-rreshen-milot-2-te-vdekur-dhe-5-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 16:41

Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 16:41

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit./TCH/

Advertisement
Advertisement
Advertisement