Aksident në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë - Gazeta Express
string(77) "aksident-ne-rrugen-llapnaselle-graqanice-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar-rende"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2023 22:18

Aksident në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2023 22:18

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa një tjetër është lënduar rëndë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Express ka dhënë detaje lidhur me askidentit ku janë përfshirë dy vetura.

 “Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement