Shala thotë se gjykata e ka pranuar kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit për shpifje - Gazeta Express
string(86) "shala-thote-se-gjykata-e-ka-pranuar-kerkesepadine-e-tij-ndaj-avni-zogianit-per-shpifje"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:41

Shala thotë se gjykata e ka pranuar kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit për shpifje

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:41

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vërtetuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogiani, lidhur me një publikim në rrjetin social Facebook.

Sipas Shalës, me aktgjykimin e datës 21 maj 2026, gjykata ka konstatuar se publikimi i bërë ndaj tij ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes dhe njollosjes publike.

“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi. Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes. Për mua, kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale. Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike apo personale. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në të vërtetën”, ka shkruar Shala.

Advertisement
Advertisement
Advertisement