Një aksident ka ndodhur në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan rreth orës 20:00, të enjten
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Valon Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
AI tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjet dhe një motoçikletë.
Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
“Më datën 06.08.2026 rreth orës 20:00, në rrugën ‘’Pajazit Ahmeti’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Osmani.