Aksident me katërçikël pranë Lisecit, një 20-vjeçar dërgohet me lëndime të rënda në Shkup - Gazeta Express
string(88) "aksident-me-katercikel-prane-lisecit-nje-20-vjecar-dergohet-me-lendime-te-renda-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

06/07/2026 13:34

Aksident me katërçikël pranë Lisecit, një 20-vjeçar dërgohet me lëndime të rënda në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

06/07/2026 13:34

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e 5 korrikut pranë fshatit Lisec, në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 21:24, nga Spitali Klinik i Tetovës është raportuar se për ndihmë mjekësore janë sjellë dy persona të lënduar në një aksident.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët e Policisë së Trafikut në Tetovë, është konstatuar se një katërçikël i drejtuar nga F.M. (20) nga fshati Pirok, me pasagjer A.H. (19), po ashtu nga Piroku, ka dalë nga rruga pranë fshatit Lisec.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi F.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, për shkak të gjendjes së tij, është transferuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ndërkohë, pasagjeri A.H. ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Tetovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement