Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, vetura përplaset me një kamion - Gazeta Express
string(78) "aksident-i-rende-ne-magjistralen-prishtine-peje-vetura-perplaset-me-nje-kamion"

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, vetura përplaset me një kamion

Lajme

Gazeta Express

20/05/2021 14:56

Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Lexo Edhe:

Ai tha në  këtë aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Policia është duke hetuar shakatarët e aksidentit.

“Rreth orës 12:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe një veturë,  si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë ai për Express.