AKK-ja po heton mbi 1 mijë zyrtarë publikë për pasuri të pajustifikueshme - Gazeta Express
string(73) "akk-ja-po-heton-mbi-1-mije-zyrtare-publike-per-pasuri-te-pajustifikueshme"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 13:43

AKK-ja po heton mbi 1 mijë zyrtarë publikë për pasuri të pajustifikueshme

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 13:43

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka bërë pak në ndryshimin e situatës.

Agjencia Kundër Korrupsionit ia ka konfirmuar rtv21, se aktualisht është duke kryer verifikim të plotë të pasurisë, përmes hetimit administrativ për rreth 1 mijë e 716 zyrtarë publikë.

Lexo Edhe:

Sipas kësaj agjencie në dy vjetët e fundit ka trajtuar numër të përafërt të rasteve të pretenduara për konflikt interesi: Në vitin 2022 ka trajtuar 212 raste ndërsa 216 në vitin 2023.

Ndërkohë numër të ngjashëm kanë edhe rastet që janë trajtuar sipas sinjalizuesve të jashtëm: 17 në 2022 dhe 18 në vitin 2023.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka shënuar rritje të raportimeve që ndërlidhjen me korrupsion, ndoshta edhe për faktin që mandati i Agjencisë… nuk përfshihen hetimin penal të rasteve korruptive. Raportime të tilla ka mundur të ketë në Prokurorinë e Shtetit apo Policinë e Kosovës si institucione të sundimit të ligjit. Për sa i përket mandatit të vet, Agjencia, në dy vitet e fundit, ka trajtuar numër përafërsisht të njëjtë të rasteve të pretenduara për konflikt të interesit (212 ne 2022 dhe 216 ne 2023) ngjashëm edhe në sferën e sinjalizimit të jashtëm (17 në 2022 dhe 18 në 2023). Si rezultat i zbatimit të mandatit të saj, ka pasur anulime të kontratave të shërbimveve në nivel lokal e qendror, shkarkim të zyrtavëve të rekrutuar në konflikt interesi dhe dorëheqje nga pozitat jo-publike (biznese, OJQ, universitetet jo-publike etj) që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Agjencia është duke kryer verifikimin e plote të pasurisë, përmes hetimit administrativ, për rreth 1 mijë 716 zyrtar publik. “, thuhet në përgjigjen e kësaj agjencie.