Akil Gjakova niset drejt Kosovës, Express mëson se sonte xhudisti do të paraqitet në polici - Gazeta Express
string(90) "akil-gjakova-niset-drejt-kosoves-express-meson-se-sonte-xhudisti-do-te-paraqitet-ne-polici"

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 20:42

Akil Gjakova niset drejt Kosovës, Express mëson se sonte xhudisti do të paraqitet në polici

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 20:42

Akil Gjakova do të dorëzohet tek Policia e Kosovës së shpejti.

“Gazeta Express” mëson se xhudisti kosovar është duke u kthyer në Kosovë për t’u paraqitur në Polici.

Lexo Edhe:

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e sotme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Një burim i afërt tha për “Gazeta Express” se Akil Gjakova do të mbërrijë sonte në Kosovë dhe pastaj do të paraqitet menjëherë te organet kompetente.