Akil Gjakova mëson kundërshtarin e radhës, në luftën për medaljen e bronztë - Gazeta Express
string(74) "akil-gjakova-meson-kundershtarin-e-radhes-ne-luften-per-medaljen-e-bronzte"

Sport

Gazeta Express

29/07/2024 17:26

Akil Gjakova mëson kundërshtarin e radhës, në luftën për medaljen e bronztë

Sport

Gazeta Express

29/07/2024 17:26

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është duke marrë pjesë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Gjakova u mposhtë në gjysmëfinale në kategorinë deri -73 kilogram nga azeri, Hidayat Heydorov.

Ishte një ndeshje e luftueshme për xhudistin kosovar, i cili e humbi meçin vetëm në “Golden Score”.

Mirëpo, këtu nuk përfundoi ëndrra për medalje olimpike për 28-vjeçarin.

Akil Gjakova tani ‘transferohet’ në grupin e “Repechage” për medaljen e bronztë.

Aty, kosovari do të ketë përballë Soichi Hashimoto nga Japonia./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement