Akil Gjakova lajmërohet në rrjetet sociale, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës - Gazeta Express
string(88) "akil-gjakova-lajmerohet-ne-rrjetet-sociale-pasi-u-shpall-ne-kerkim-nga-policia-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 21:07

Akil Gjakova lajmërohet në rrjetet sociale, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 21:07

Akil Gjakova është “bërë i gjallë” në rrjetet sociale.

Xhudisti kosovar u shpall në kërkim ditën e sotme nga Policia e Kosovës, pasi ai po akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

28-vjeçari para pak çastesh u “lajmërua” në rrjetin social “Facebook”, duke shpërndarë një reagim që bëri sonte Federata e Xhudos e Kosovës (FXhK).

Mes tjerash, FXhK në reagimin zyrtar shkroi se ““beson në pafajësinë e Akilit”, teksa ka uruar që organet e drejtësisë të zbardhin rastin sa më shpejt.

Gjithashtu nga Federata e Xhudos u konfirmua edhe se Akil Gjakova momentalisht ndodhet jashtë vendit tonë, teksa u tha se “ai do të dorëzohet tek organet e rendit dhe drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”. /Gazeta Express/