Doha: Akil Gjakova kalon në rrethin e dytë, pas fitores kundër Makhmadbekov - Gazeta Express
string(68) "akil-gjakova-kalon-ne-rrethin-e-dyte-pas-fitores-kunder-makhmadbekov"

Doha: Akil Gjakova kalon në rrethin e dytë, pas fitores kundër Makhmadbekov

Sporte tjera

Gazeta Express

12/01/2021 9:39

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër Somon Makhmadbekov.

Xhudisti kosovar e mundi me lehtësi kundërshtarin e tij nga Taxhikistani në luftën e tyre në rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjakova do të përballet me rusin Denis Iartcev në rrethin e dytë.

Ai do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.  

Ndërkohë, gara në Doha do të bëjë edhe Loriana Kuka të mërkurën. /Gazeta Express/