Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës - Gazeta Express
string(160) "ai-kujton-edhe-cka-kishte-veshur-adem-ademi-dyshimi-kryesor-ishte-qe-kjo-varreze-ekziston-te-livadhi-te-dardha-betim-musliu-tregon-hulumtimin-e-para-disa-viteve"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 22:02

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 22:02

Gazetari Betim Musliu tha se në fshatin Dren afër Zubin Potokut “ka qenë dyshimi kryesor që kjo varrezë ekziston te livadhi, te dardha e egër”, derisa shpalosi detaje nga hulumtimi i bërë rreth 20 vite më parë.

Këto detaje, Musliu i rrëfeu derisa po diskutohet për varrezat masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

“Hulumtimi ka qenë në veriun e Mitrovicës..Në atë kohë kemi kontaktu shumë persona që kanë deklaru që kanë marrë pjesë në hapjen e gropave ku janë varrosur të ekzekutuarit, ky grupi i intelektualëve të Mitrovicës…Ka qenë një serb, që na ka informu që bashkëfshatarët që kanë marrë pjesë, pjesëtarë të policisë serbe, i kanë dhënë informata këtij si i kanë hapur gropat dhe çdo detaj të mundshëm. Ai kujton z.Adem Ademi, cka ka pas veshë, një orë të re, këpucë të reja dhe këmishë të kuqe…Storien në atë kohë e kanë bërë shumë të besueshme për ne”, tha Musliu në Pressing.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement