“Ai kishte frikë”, flet vajza e çiftit nga Vlora që u gjetën të copëtuar në valixhe në Itali - Gazeta Express
string(89) "ai-kishte-frike-flet-vajza-e-ciftit-nga-vlora-qe-u-gjeten-te-copetuar-ne-valixhe-ne-itali"

“Ai kishte frikë”, flet vajza e çiftit nga Vlora që u gjetën të copëtuar në valixhe në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

16/12/2020 19:10

Ditëne sotme u gjet edhe një valixhe e katër në Firence, pas tre të tjerave të gjetura më herët. Në valixhe janë gjetur pjesë të dy kufomave. Në valixhe është identifikuar shenja e gishtave të shqiptarit Shpëtim Pasho.

Mediat italiane raportojnë shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos korrespondojnë me njërin nga dy kufomat e gjetura.

Lexo Edhe:

Vajza e çiftit, Dorina konfirmon faktin se babai i saj ka pasur një tatuazh në formë spirance, e cila korrespondon me atë të kufomës mashkull.

“Po, babai im kishte një tatuazh spirancë në shpatullën e tij”- thotë vajza.

Çifti i bashkëshortëve nga Vlora u zhdukën në vitin 2015 dhe që prej atëherë nuk dihej asgjë për ta.

Kjo është ajo që thotë Dorina Pasho, vajza e Shpetim dhe Teuta Pasho, burri dhe gruaja që u zhdukën në 2015 në Castelfiorentino, të cilës mbase i përkasin eshtrat e gjetura në tre valixhe në fushat pranë burgut Sollicciano (Firence).

Unë fola me karabinierët dhe po pres përgjigje nga ata për të bërë testin e ADN” – tha Dorina.

Thirrja e fundit: “Ai kishte frikë”

Rrethi shtrëngohet rreth çiftit shqiptar që mbërriti në Itali për të qëndruar pranë djalit të tyre 28-vjeçar Taulanti, i burgosur në burgun e vendosur disa metra larg fshatit ku ndodhi zbulimi makabër ditët e fundit. Në kohën e zhdukjes, Taulanti u arrestua për çështje droge.

Shpëtimi dhe Teuta kishin jetuar në Castelfiorentino, në zonën Empolese-Valdelsa dhe zhdukja e tyre ishte raportuar në polici, më 8 nëntor 2015, nga Dorina, vajza, e cila së bashku me motrën e saj denoncuan zhdukjen edhe në një emision italian për të humburit.

Asnjë gjurmë e tyre, madje as në banesën që kishin marrë me qira për t’u kujdesur për djalin e tyre. Një zhdukje e cila, për shkak të marrëdhënieve të djalit të çiftit me botën e trafikut të drogës, kishte ngjallur alarm te vajza e tyre. Ajo përmend në atë kohë edhe një telefonatë të çuditshme të marrë nga nëna e saj në të cilën gruaja thotë se kishte vendosur të mos fliste me askënd në telefon.

Kërkimet

Ndërkohë, kërkimi në terren është pezulluar përkohësisht. Zbulimi i parë u zhvillua javën e kaluar nga pronari i një prej fushave të kultivuara pjesërisht përreth burgut Sollicciano. 72-vjeçari u ndesh me një valixhe të braktisur në pjesën e poshtme të bimëve që përmbante organe të një burri, ndoshta midis 40 dhe 60 vjeç, me një tatuazh në shpatullën e tij. Kërkimet e mëvonshme nga karabinierët, të cilët mbërritën në vend, çuan në zbulimin e dy valixheve të tjera që përmbajnë gjymtyrë të një trupi mashkullor dhe fragmente të tjera të trupit të një femre.